Superyjet e NBA takohen privatisht për t’i diskutuar opsionet për këtë sezon

  • 13 May 2020 - 09:17
Superyjet e NBA takohen privatisht për t’i diskutuar opsionet për këtë sezon

Disa nga yjet më të mëdhenj të NBA u takuan përmes një video-konference private të hënën, për t’i diskutuar opsionet për rinisjen e sezonit 2019/20.

Në telefonatën e zhvilluar të hënën, sipas Yahoo Sports, të gjithë lojtarët u pajtuan që t’i rinisin ndeshjet me masat e nevojshme të sigurisë kur ligës t’i jepet drita e gjelbër për të vazhduar me rinisjen.

Chris Paul, presidenti i shoqatës së basketbollistëve, e organizoi këtë thirrje me LeBron James, Anthony David, Kevin Durant, Giannis Antetokounmpo, Kawhi Leonard, Stephen Curry, Damian Lillard dhe Russell Westbrook. paul chris  duran.

Vendimi i grupit pritet ta ketë një ndikim të madh në procesin vendimmarrësh për pjesën tjetër të lojtarëve të ligës kur të jetë kohë për të vendosur për ose kundër rinisjes së sezonit 2019/20 të NBA.

ESPN raportoi se shoqata e basketbollistëve ka filluar t’i anketojë të gjithë lojtarët e ligës me pyetjen se a pranojnë t’i ndeshjet e mbetura të këtij sezoni apo jo.

Sezoni ka qenë i suspenduar që nga 11 marsi, ndërsa në një konferencë me lojtarët të premten, komisionari Adam Silver bëri të ditur se nuk mund ta garantojë sigurinë e lojtarëve nëse ndeshjet rinisin në një qytet ku ata do të ishin të izoluar, por tha se liga do të bënte gjithçka në fuqitë e veta për t’i ofruar kushtet më të mira të mundshme.

(Kosova Sot Online )