Barcelona i ka hedhur sytë kah Italia

  • 13 May 2020 - 16:48
Barcelona i ka hedhur sytë kah Italia

Krahas Lautaro Martinezit, gjiganti katalunas ia ka vënë syrin edhe qendërmbrojtësit të Interit, të cilin “Nerazzurri” e vlerësojnë 70 milionë euro

Barcelona i ka hedhur sytë kah Italia.

Pas Lautaro Martinezit, gjiganti katalunas ia ka vënë syrin një yllit tjetër të Interit.

Në fakt, kampioni aktual spanjoll është mjaft i interesuar për qendërmbrojtësin Milan Skriniar.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

“Nerazzurri” i kërkojnë 70 milionë euro për futbollistin sllovak.

Skriniarin ndërkohë e do edhe Real Madridi në Spanjë.

E përditshmja spanjolle shkruan se Interi e pëlqen Samuel Umtitin e Barcelonës dhe nuk përjashtohet mundësia e shkëmbimit të futbollistëve.

(Kosova Sot Online)