Barcelona e nxjerr në shitje Semedon

  • 13 May 2020 - 17:13
 Barcelona e nxjerr në shitje Semedon

Barcelona e ka nxjerrë në shitje Nelson Semedon, sepse bisedimet mes tij dhe klubit për ripërtëritjen e kontratës kanë dështuar.

Mbrojtësi i djathtë portugez nuk do ta zgjasë kontratën me klubin katalonas, e cila i mbaron më 22, prandaj pritet të largohet këtë verë.

Barça ia kishte ofruar mundësinë Semedos ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2025, por palët dështuan të gjenin një ujdi të kënaqshme.

Kampioni spanjoll nuk është i gatshëm t’ia plotësojë kërkesat ekonomike portugezit, gjë që ka shtyrë drejt dështimit të marrëveshjes.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, Barça ka vendosur ta nxjerrë në shitje lojtarin në afatin kalimtar të verës.

Barcelona synon t’i fitojë rreth 40 milionë euro nga shitja e tij, apo ta përdorë në ndonjë marrëveshje të mundshme shkëmbimi me klubet e tjera.

(Kosova Sot Online)