Balotelli: Po çmendesha në karantinë, kam ngrënë karton

  • 13 May 2020 - 22:58
 Balotelli: Po çmendesha në karantinë, kam ngrënë karton

Sulmuesi i Brescia, Mario Balotelli, e ka pranuar se nuk e kishte përballuar shumë mirë ngujimin në shtëpi si pasojë e koronavirusit, kryesisht sepse nuk di të gatuajë, gjë që, thotë ai, e ka shtyrë të hajë karton në tri ditët e para.

Brescia dhe klubet e tjera të Serie A do t’i fillojnë stërvitje grupore nga e hëna, 18 maj, para rifillimit të sezonit më 13 qershor, pas lehtësimit të masave mbrojtësve ndaj koronavirusit në Itali.

“Nëse ma pasoni topin, nuk jam në gjendje ta kontrolloj me prekjen e parë. Kanë kaluar dy muaj që prej herës së fundit kur e preka topin”, tha Balotelli në një bisedë me Alessandro Matrin në Instagram.

“Në dy javët e fundit po çmendesha, sepse isha plotësisht vetë. Vajza ime është në Napoli, djali im në Zurich, nënën e kam të moshuar dhe duhet të mbrohet, vëllezërit i kam në karantinë me fëmijët e vet, prandaj unë mbeta i vetëm. Ishte vështirë”, shtoi ai.

Balotelli e kishte përjetuar rëndë ngujimin i vetmuar për faktin se nuk di të gatuajë.

“Kam ngrënë karton dhe kam tentuar t’i kafshoj copat e murit në tri ditët e para, sepse unë nuk di të gatuaj asgjë. Fatmirësisht, më vonë isha në gjendje të porosisja ushqim”, tregoi ai.

(Kosova Sot Online)