“Sancho është Neymari i ri”

  • 14 May 2020 - 16:41
 “Sancho është Neymari i ri”

Ish-futbollisti anglez, Owen Hargreaves beson se ylli i Borussia Dortmundit do ta përmirësonte çdo ekip ku do të transferohej.

Jadon Sancho mund të konsiderohet lirisht si “Neymari i ri”.

Kështu mendon ish-futbollisti anglez, Owen Hargreaves.

Ylli i ri i Borussia Dortmundit flitet se gjatë verës mund t’i bashkohet një klubi të madh.

Dhe, ish-futbollisti i Bayern Munichut, Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt e ka çuar në qiell përfaqësuesin e ri anglez.

“Mendoj se ai pëlqehet nga klubet e mëdha si Manchester City e Liverpool. Por, mendoj se ai mund të luajë edhe në Barcelonë apo në Real Madrid një ditë. Ai është super lojtar”, ka thënë Hargreaves për “talkSPORT”.

Sancho flitet se këtë verë mund të rikthehet në Angli, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Manchester United.

(Kosova Sot Online)