Bundesliga lejon pesë zëvendësime

  • 14 May 2020 - 20:51
 Bundesliga lejon pesë zëvendësime

Bundesliga ka konfirmuar se do të lejojë pesë zëvendësime për pjesën e mbetur të sezonit 2019/20.

Bundesliga këtë vikend do t’i japë fund pritjes dy mujore, për shkak të COVID-19.

Me rikthimin në aksion, do të futen edhe disa rregulla të reja.

Përmes një njoftimi këtë pasdite, Bundesliga konfirmoi se do të ndjekin kërkesën e IFAB dhe do t’u japin klubeve mundësinë për të bërë pesë zëvendësime, dy më shumë se zakonshmet.

Kjo do t’u ndihmojë klubeve në uljen e dëmtimeve kur luani çdo tre ditë në kulmin e verës.

Një ndryshim tjetër është se lojërat mund të zhvendosen me njoftim të shkurtër në vende neutrale, gjithmonë nëse rritje të rasteve me koronavirus, në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

(Kosova Sot Online)