Messi: S’mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve nëse luajmë si më parë

  • 15 May 2020 - 08:48
Messi: S’mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve nëse luajmë si më parë

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, ka insistuar se skuadra e tij do ta ketë të pamundur ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve nëse nuk i përmirësojnë paraqitjet, duke mos u pajtuar kështu me trajnerin Quique Setien.

Virusi Covid-19 e ka ndryshuar jetën në të gjithë globin, duke i pezulluar edhe të gjitha aktivitetet sportive. Ligat vendore, si La Liga, dhe garat e UEFA-s, si Liga e Kampionëve, kanë qenë të ndërprera që nga marsi.

Barcelona – që u kthye me stërvitje individuale në kamp javën e kaluar – ishte duke u përgatitur për ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Napolit, kur gara u suspendua shkaku i koronavirusit.

Gjiganti spanjoll kishte barazuar me rezultat 1:1 në ndeshjen si mysafir në Napoli në shkurt, përderisa Messi pretendoi se Barcelona s’do të mundë ta fitonte Ligën e Kampionëve – mendim me të cilin s’u pajtua Setien në prill.

Messi u pyet për Ligën e Kampionëve sërish para kthimit potencial në gusht dhe gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë e dha një paralajmërim për Barcelonën.

“Unë kurrë nuk kam pasur dyshime për skuadrën që e kemi dhe s’kam asnjë dyshim se mund t’i fitojmë të gjitha garant që na kanë mbetur, por jo duke luajtur ashtu siç po luanim”, tha Messi, i cili e ka fituar katër herë titullin e Ligës së Kampionëve.

“Tani, të gjithë e kanë mendimin e tyre dhe duhet t’i respektojmë të gjithë. I imi është i bazuar në faktin që unë kam pasur fat të luajë në Ligën e Kampionëve çdo vit dhe e di se nuk është e mundur ta fitosh trofeun nëse luan ashtu siç po luanim ne. Ndoshta Setien më ka keqkuptuar”.

(Kosova Sot Online )