Shaw: Carrick mund të luajë edhe sot në Premierligë

  • 15 May 2020 - 09:43
Shaw: Carrick mund të luajë edhe sot në Premierligë

Mbrojtësi i krahut të majtë i Manchester Unitedit, Luke Shaw, beson se ish-mesfushori Michael Carrick është tejet i nënvlerësuar dhe se ai do të mundë të luante ende në Premierligë.

38-vjeçari Michael Carrick, i cili tani është ndihmës i trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, u pensionua në vitin 2018, pasi e kishte nisur karrierën në West Ham, para transferimit në Tottenham dhe përfundimisht në Manchester United në vitin 2006.

Mesfushori i luajti mbi 300 ndeshje për Djajtë e Keq, duke i fituar pesë tituj të Premierligës, si dhe Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Përkundër që ishte lojtar i rregullt në formacion e parë të Manchester Unitedit, Shaë beson se kontributi i Carrickut për Djajtë e Kuq shpeshherë është nënvlerësuar.

“E kam një ndjenjë që ndoshta edhe David Beckhami është pak i nënvlerësuar, por ai që dallohet në këtë aspekt për mua është Michael Carrick”, ka thënë mbrojtësi anglez.

“S’e kam fjalën vetëm për Manchester Unitedin, ai ishte i nënvlerësuar edhe për Anglinë. Kur unë erdha fillimisht në Manchester Unitedi, ai ishte pak më i vjetër por i kishte ende gjithë ato cilësi. Ende i ka, të jem i sinqertë”.

“Unë sinqerisht mendoj se ai do të mundë të luante ende në Premierligës, bazuar në atë që e shohim nganjëherë nga ai gjatë stërvitjeve”.

“Nuk mendoj se ai i merr lëvdatat që i meriton dhe kur njerëzit i shikojnë lojtarët e rëndësishëm për Manchester Unitedin, i shikojnë trofetë që i ka fituar klubi, ai ishte anëtar kyç i skuadrës në atë epokë”.

(Kosova Sot Online )