Chelsea po e mendon planin për Sanchon

  • 15 May 2020 - 16:26
Chelsea po e mendon planin për Sanchon

“Blues” shpresojnë ta bindin Borussia Dortmundin që t’ia shesë yllin e ri anglez gjatë verës. Paraprakisht, londinezët duhet të shesin futbollistë

Jadon Sancho është bërë objektivi kryesor i Chelseat për sezonin e ardhshëm.

Por, fillimisht, “Blues” po mendojnë të shesin lojtarë.

Klubi anglez shpreson që t’i shesë Tiemoue Bakayokon e Alvaro Moratan dhe t’i fitojë 90 milionë euro nga shitja e tyre.

Të dy lojtarët janë të huazuar këtë sezon, në Monaco, respektivisht në Atletico Madrid.

Ndërkohë, Të Kaltrit po shpresojnë ta bindin Borussia Dortmundin që t’ia shesë yllin e ri anglez, shkruan mediumi britanik “Express”.

20 vjeçari vlerësohet 130 milionë euro, ndërsa Manchester United, Liverpooli e Manchester City po ashtu janë të interesuar për shërbimet e tij. 

(Kosova Sot Online)