Haaland është bërë njëri prej objektivave kryesorë të Real Madridit

  • 15 May 2020 - 16:28
Haaland është bërë njëri prej objektivave kryesorë të Real Madridit

“Los Blancos” do ta përcjellin me kujdes sulmuesin norvegjez sapo të rikthehet futbolli në Bundesligë, që nga kjo fundjavë

Erling Haaland është bërë njëri prej objektivave kryesorë të Real Madridit.

Sulmuesi norvegjez po luan me sukses në Borussia Dortmund, pasi impresionoi paraprakisht në Red Bull Salzburg.

Dhe, “Los Blancos” po planifikojnë ta vëzhgojnë me kujdes sulmuesin e ri sapo të rikthehet Bundesliga.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se Reali është i gatshëm ta ofrojë Luka Jovicin plus para për 19 vjeçarin.

Menaxheri i Haalandit, Jan Age Fjortoft ka zbuluar ndërkohë se futbollisti e ka refuzuar Manchester Unitedin për Dortmundin, ku synon të zhvillohet.

“Djajtë e Kuq” ndërkohë vazhdojnë të interesohen për përfaqësuesin e ri norvegjez.

Por, në “pole-position” për Haalandin është Real Madridi.

Nëse jo këtë verë, ai mund të përfundojë në “Santiago Bernabeu” në vitin 2021.

(Kosova Sot Online)