Rinis Bundesliga

  • 16 May 2020 - 09:59
 Rinis Bundesliga

Gjermania rinis garën dhe do të ketë vëmendjen e gjithë botës, edhe si një model për ligat tjera. Nga sot 82 ndeshje do të luhen në gjashtë javë. Ngjarja kryesore e ditës së parë është derbi Dortmund-Schalke.

Ishin 69 ditë të gjata. Mbase kujtohet si pauza më e gjatë në Bundesligë. Por, pas stuhisë, gjithmonë vjen qetësia.

Dhe nëse në një nivel futbollistik filloni të shikoni një rreze drite, kjo është për shkak se buron nga secili nga 18 stadiumet e garës më të lartë gjermane.

Bundesliga kthehet pas më shumë se dy muaj ndalje për shkak të koronavirusit dhe këtë e bën sot, e shtunë, duke filluar në 3:30 pasdite, nën syrin vigjilent të të gjithë botës.

Gjashtë ndeshje janë paraparë për ditën e sotme, të parën pas COVID-19.

Në mesin e tyre edhe derbi Dortmund – Schalke që hap rinisjen e sezonit.

5 sfida do të zhvillohen në orën 15:30 dhe një tjetër në orën 18:30.

Gjitha sfidat e ditës së parë:

(Kosova Sot Online)