“Ronaldo është tjetër kur luan në Champions League”

  • 16 May 2020 - 11:26
 “Ronaldo është tjetër kur luan në Champions League”

Chiellini thotë se CR7 duket një tjetër futbollist kur zbret në fushë në një ndeshje të Champions League

Juventusi ka shumë vite që e kërkon trofeun e UEFA Champions League, që i mungon për më shumë se 20 vite.

Ata transferuan Cristiano Ronaldon për të arritur të kupa me veshë dhe pasi dështuan në sezonin e parë, shpresojnë ta bëjnë këtë edicion, gjithmonë nëse rinis Champions për shkak të koronavirusit.

Shoku i skuadrës, Giorgio Chiellini vlerësoi Cristiano Ronaldon dhe tha se ylli i Juventusit arrin në një tjetër nivel kur luan në Ligën e Kampionëve.

“Cristiano po bën mirë edhe pse e kishte problemin e gjurit që e ngadalësoi atë për një muaj e gjysmë”, tha Chiellini.

“Ai ka ndryshuar mënyrën e lojës në krahasim me kohën kur ishte më i ri. Ai është përmirësuar në ndeshje të mëdha”.

“Me të vogla mund të duket tjetër, ama kundër ekipeve të mëdha, ai është i jashtëzakonshëm. Në Ligën e Kampionëve, ai ndërron fytyrë”.

Ronaldo, 35 vjeç, është bërë lojtari i parë që e ka fituar Ligën e Kampionëve pesë herë duke e ndihmuar Real Madridin të triumfojë në vitin 2018 për herë të fundit.

(Kosova Sot Online)