Neymar: “Po punoj shumë që të kthehem më i fortë për PSG-në”

  • 16 May 2020 - 11:53
 Neymar: “Po punoj shumë që të kthehem më i fortë për PSG-në”

Ashtu si çdo verë, është në këtë afat kalimtar Neymar Junior do të jetë temë diskutimi në të gjitha mediat botërore.

Sido që të jetë, ylli i Paris Saint-Germain, duket se ka dhënë një mesazh, kur ka thënë se po punon shumë që të kthehet në aksion dhe të ndihmojë skuadrën e tij, ani pse Ligue 1 është mbyllur zyrtarisht tashmë.

Duket se objektivi i Neymar është Champions League, në të cilën garë duhet të presin deri në gusht për të vazhduar sezonin e mbetur në gjysmë, 2019/20.

“Synimi është të jemi gati kurdo që rikthehemi të luajmë, që të jem në formën më të mirë”, tha 28 vjecari.

“Po punoj shumë, me të njëjtin ritëm siç do të bëja edhe në klub. Tani po stërvitem edhe më shumë me mungesën e aktiviteteve dhe ndeshjeve”.

“Natyrisht më mungon gara, por trajneri i fitnesit Ricardo Rosa më ka dhënë programin që jam duke e ndjekur me përpikëri”.

(Kosova Sot Online)