Kyrgios: Murray, ti je më i fortë se Djokovic

  • 17 May 2020 - 09:52
Kyrgios: Murray, ti je më i fortë se Djokovic

Nick Kyrgios beson se Andy Murray është tenist më i mirë se Novak Djokovic.

Australiani ia ka thënë këtë britanikut gjatë një bisede drejtpërdrejt në rrjetin social Instagram.

Murray u pensionua vitin e kaluar për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme, por u rikthye këtë vit para se koronavirusi ta pezullonte tenisin.

“Mendoj se ti është dashur ta gëzoje njërën prej karrierave më të mirë në tenis, por kështu shkojnë gjërat nganjëherë. Nuk dua të ngre polemika por unë mendoj se ti je më i mirë se Djokovic”, i tha Kyrgios Murrayt.

“Njerëzit do ta diskutojnë këtë në rrjetet sociale dhe do të thotë: ‘Jo, Djokovic ka fituar shumë trofe grand slam. Djokovic nuk ka mundur ta kthejë shërbimin tim, ndërsa ti po”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)