Emery: Shokët e skuadrës s’e donin Ozilin për kapiten, ai duhet ta analizoj veten

  • 17 May 2020 - 10:53
Emery: Shokët e skuadrës s’e donin Ozilin për kapiten, ai duhet ta analizoj veten

Unai Emery e ka kritikuar përkushtimin dhe qasjen e Mesut Ozil gjatë kohës së tij si trajner i Arsenalit dhe thotë se bashkëlojtarët e gjermanit nuk donin që ai të bëhej kapiten.

Emery u shkarkua nga posti i trajnerit të Arsenalit në nëntor, pasi klubi i përjetoi ecurinë më të dobët të rezultateve që prej vitit 1992. Ai u zëvendësua nga Reddie Ljungberg para se posti i trajnerit t’i besohej Mikel Artetas.

\

Ozilit rrallë herë iu besua vendi i titullarit gjatë pushtetit të Emery dhe ai e bëri vetëm një paraqitje në 10 ndeshjet e para të sezonit. Por Emery këmbëngul se ai u përpoq ta ndihmonte gjermanin.

“Kam biseduar shumë me Ozilin. Edhe ai duhet të jetë kritik i vetvetes, duhet ta analizojë përkushtimin dhe qasjen”, tha Emery për Guardian.

“Jam përpjekur ta ndihmoj Ozilin me të gjitha forcat. Gjatë karrierës sime, lojtarët e talentuar e kanë arritur nivelin më të mirë me mua. Gjithmonë kam qenë pozitiv, doja që ai të luante, të përfshihej”, shtoi ai.

“Ai ka mundur të ishte kapiten, por zhveshtorja nuk e donte. Për këtë nuk e vendosa unë; për këtë vendosën lojtarët. Kapitenët janë ata që duhet të vazhdojnë ta mbrojnë klubin, trajnerin dhe bashkëlojtarët”, theksoi Emery. 

(Kosova Sot Online)