Del Piero shtrihet në spital

  • 18 May 2020 - 08:53
Del Piero shtrihet në spital

Alessandro Del Piero është shtrirë në spital në Los Angeles, për shkak të probleme me gurë në veshkë.

Ish-ylli i Juventusit dhe Italisë e postoi një fotografi ku shihet i shtrirë në Departamentin e Emergjencës në Spitalin e Los Angeles.

Ai shihet me maskë në gojë, gjë që i ka shqetësuar tifozët e tij, por Del Piero ka treguar se maska ishte thjesht masë parandaluese dhe se ai nuk vuan nga koronavirusi.

Del Piero shkroi se nuk mund ta besojë se një gur aq i vogël mund t’i shkaktojë probleme atij.

“Ende nuk mund ta besoj që diçka vetëm 3 milimetra mund të të lëndojë kaq shumë”, shkroi italiani.

(Kosova Sot Online )