Reagon menaxheri i Salah, pas lajmeve se egjiptiani e refuzoi Real Madridin

  • 18 May 2020 - 09:33
Reagon menaxheri i Salah, pas lajmeve se egjiptiani e refuzoi Real Madridin

Ylli i Liverpoolit Mohamed Salah asnjëherë nuk e ka diskutuar kalimin e mundshëm në Real Madrid me ish-trajnerin e vet, këmbëngul menaxheri i tij, Ramy Abbas.

Në një intervistë ditë më parë, ish-ndihmëstrajneri i Egjiptit, Hani Ramzy, tha se ai dhe Salah e kishin diskutuar një ofertë që ky i fundit e kishte marrë nga Real Madridi në vitin 2018.

Sulmuesi egjiptian zgjodhi përfundimisht që të qëndrojë në Anfield, edhe pse oferta që e kishte marrë nga Real Madridi ishte shumë e mirë, sipas Ramzy.

Por menaxheri i Salah i ka hedhur poshtë komentet e Ramzy, duke thënë se nuk ka pasur asnjëherë bisedime mes sulmuesit egjiptian dhe tij.

“Mohamed asnjëherë nuk ka diskutuar asnjë plan me asnjë ish-trajner”, shkroi Abbas në Twitter.

(Kosova Sot Online )