Roma detyrohet ta shes Zaniolon, i vendos edhe çmimin talentit të madh italian

  • 18 May 2020 - 09:47
Roma detyrohet ta shes Zaniolon, i vendos edhe çmimin talentit të madh italian

Roma është në krizë të madhe të borxheve dhe sikur mos të mjafton kjo, ata mund të dënohen edhe nga UEFA për Fair Play Financiar.

Skuadra e madhe italiane duhet të shes ndonjërin nga yjet e saj për të fituar 60 milionë euro para datës 30 qershor.

Borxhi prej 278 milionë euro në total i Romës ka ardhur si pasojë e pandemisë së coronavirusit, pezullimit të futbollit dhe humbjes së të hyrave, si edhe mosarritjes së marrëveshjes me Dan Friedkin për shitjen e klubit.

Nicolo Zaniolo duket se do të jetë lojtari që do të sakrifikohet nga Roma, me talentin italian që ka vlerën më të lartë në tregun e transferimeve.

Juventus, Inter, PSG e Liverpool janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e Zaniolos.

Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e Romës janë gati të shesin yllin e tyre më të madh dhe tani i kanë vendosur edhe çmimin e largimit.

Roma është gati të pranojë ofertat për Zaniolon vetëm nëse janë mbi 80 milionë euro. Përkundër interesimit të fortë nga Liverpooli ditët e fundit, duket se favoriti kryesor është Juventus që e ndjek që dy vite lojtarin.

(Kosova Sot Online )