Amir Rrahmani me frizurë si të Ronaldos

  • 18 May 2020 - 16:00
Amir Rrahmani me frizurë si të Ronaldos

Pandemia koronavirus ka qenë një mundësi e mirë për njerëzit që të eksperimentojnë me pamjen e tyre, duke e pasur parasysh se kanë qëndruar një kohë të gjatë në shtëpi.

Gjatë karantinës, edhe futbollisti kosovar, Amir Rrahmani e ka provuar një frizurë të re.

Në fakt, qendërmbrojtësi i Veronës ditë më parë e ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihet me flokët e tij me “bistek” në stil të Cristiano Ronaldos.

Rrahmani është duke e shijuar një formë të jashtëzakonshme dhe paraqitjet me Veronën dhe Kosovën e tij u shpërblyen duke e fituar një kontratë me Napolin, të cilit do t’i bashkohet nga sezoni i ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)