Eden Hazard: “Kam nevojë për më shumë punë fizike dhe me top”

  • 18 May 2020 - 16:38
 Eden Hazard: “Kam nevojë për më shumë punë fizike dhe me top”

Real Madridi ka nisur javën e dytë të stërvitjeve dhe Eden Hazard ka analizuar për Realmadrid TV punën që po bëhet këto ditë.

Ai është i lumtur që ka lënë prapa dëmtimin dhe po punon shumë që të jetë gati për ndeshjen e parë kur të rinisë sezoni, që parashikohet të ndodhë me 13 qershor.

“Ndihem shumë mirë që jam kthyer në fushë duke punuar me shokët e mi të skuadrës”, u shpreh ai për Real Madrid TV.

“Tani duhet të presim që të afrohen ndeshjet, por unë jam shumë i lumtur”.

“Pas dy muajve larg kam nevojë për më shumë punë fizike dhe më shumë stërvitje me top. Thjesht dua të jem gati për ndeshjen tjetër”.

Javën e kaluar seancat stërvitore ishin individuale, por nga kjo javë futbollistët mund të stërviten në grupe.

Natyrisht që këtë mezi e kanë pritur të gjithë.

“Tani seancat e trajnimit janë më të mira, ne mund të stërvitemi ashtu siç dëshirojmë të bëjmë më shumë”, tha ai.

“Java e parë ishte pak e çuditshme, por tani mund të stërvitemi përsëri në grupe dhe gjithashtu ndeshje. Ne thjesht duam që të gjithë të jemi bashkë dhe të përpiqemi të punojmë si grup”.

(Kosova Sot Online)