Ish-futbollisti Andi Lila në shesh kundër shembjes së teatrit

  • 18 May 2020 - 19:30
 Ish-futbollisti Andi Lila në shesh kundër shembjes së teatrit

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, i cili mban njëkohësisht edhe postim e kryetarit të Sindikatës së Futbollistave Shqiptare, shprehu keqardhjen e madhe për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Kavajasi e cilësoi këtë veprim si një tragjedi, ku sipas tij, artistët u fyen u rrahën dhe u arrestuan.

Futbollisti nuk është mjaftuar vetëm me postimin e tij në rrjetet sociale, teksa në orën 16:30, ka dalë në shesh për të protestuar kundër prishjes së teatrit. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një foto të Andi Lilës në protestën e ditës së sotme.

(Kosova Sot Online)