Sulmuesi gjerman kritikon kthimin e Bundesligës

  • 19 May 2020 - 08:19
Sulmuesi gjerman kritikon kthimin e Bundesligës

Sulmuesi gjerman Max Kruse thotë se kthimi i Bundesligës në fushën e lojës ka qenë i mërzitshëm. Ish-sulmuesi i Wolfsburgut, Werder Bremenit dhe Borussia Monchengladbachut e kritikoi protokollin e ligës për distancim social.

32-vjeçari, i cili për momentin luan për klubin turk Fenerbahce, ishte në mesin e atyre që i shikuan ndeshjet e fundjavës në Bundesligë, që u bë liga e parë e madhe evropiane që i rinisi ndeshjet pas krizës së virusit Covid-19.

Ndeshjet, që po zhvillohen prapa dyerve të mbyllura, ishim më ndryshe sesa që tifozët janë mësuar t’i shohin zakonisht, pasi që ndeshjet e mëparshme ndikoheshin shumë nga atmosfera që krijonin tifozët në stadiume.

Pa këta tifozë, Kruse thotë se ndeshjet e kanë humbur tashmë shkëlqimin e tyre zakonshëm.

“Ndeshjet janë relativisht të mërzitshme pa tifozë. Tifozë janë pjesë e futbollit”, tha Kruse, në një intervistë të dhënë për ZDF Sport.

“Pse nuk u ndalën dhe pastaj t’ia vazhdonin ndeshjeve në gusht? Megjithatë, një gjë e mirë është, tani paratë po rrjedhin sërish”.

Por, përderisa ndeshjet janë kthyer, ato janë kthyer me disa rregulla të çuditshme sa i përket distancimit social, pasi që lojtarët që po qëndrojnë në të njëjtin hotel dhe stërviten e luajnë bashkë tani po detyrohen të ulen larg njëri-tjetrit në stol dhe të mbajnë maska mbrojtëse.

“Mendoj se ka disa gjëra që më kanë lënë me gisht në kokë. Zëvendësuesit veshin maska dhe ulen dy metra larg njëri-tjetrit në tribuna, ata nxehen me maska, por kur hyjnë në lojë… a nuk është më ngjitëse? Ose ndoshta thjesht unë s’e kuptoj”, shtoi Kruse.

(Kosova Sot Online )kruse