Pronari i klubit të Serisë A: Rinisja e Bundesligës, dështim

  • 19 May 2020 - 09:02
Pronari i klubit të Serisë A: Rinisja e Bundesligës, dështim

Pronari i Udineses, Giampaolo Pozzo, e ka akuzuar Bundesligën se e ka rinisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, por thotë se liga gjermane po e reklamon këtë dështim si sukses.

Bundesliga u bë liga e parë e madhe evropiane që i rinisi ndeshjet gjatë fundjavës që shkoi, përderisa edhe liga të tjera po synojnë ta ndjekin hapin e Gjermanisë dhe ta rinisin kampionatin.

Megjithatë, Pozzo i theksoi tetë lëndimet në gjashtë ndeshjet e para për ta argumentuar mendimin e tij se Bundesliga nuk duhej të kishte rinisur kaq herët.

“Ata e nisën në mënyrën më të keqe të mundshme, përkundër që e kanë reklamuar këtë si sukses”, ka thënë ai për Radio Sportiva.

“Ajo që pritej sa u përket lëndimeve ndodhi. Tetë lojtarë u lënduan në gjashtë ndeshjet e para”.

“Kjo është dëshmi se nëse nuk përgatitet siç duhet, pastaj e paguan. E gjitha kjo kur ende po luhet një ndeshje në javë, paramendojeni kur t’i nisim nga dy ndeshje në javë… do të duhej një skuadër prej 30 lojtarëve në fund të sezonit për t’iu përballuar të gjitha goditjeve”.

78-vjeçari e kritikoi edhe vendimin e Serisë A për ta caktuar 13 qershorin si datën e rinisjes së kampionatit.

“Kjo nuk do të thotë që ne nuk duam të luajmë, por nuk pajtohemi t’i rinisim ndeshjet më 13 qershor”, shtoi Pozzo.

“Këtë e cilësojmë si ofendim të inteligjencës tonë. Pas dy muajve e gjysmë pauze nga stërvitjet, lojtarët kanë nevojë për më shumë kohë, të paktën një muaj, për t’u kthyer në formë dhe për t’u ndierë të sigurt”.

(Kosova Sot Online )