Interi ëndërron transferimin e Hakimit

  • 19 May 2020 - 12:53
Interi ëndërron transferimin e Hakimit

Mediumet italiane raportojnë se Interi po e ëndërron transferimin e të huazuarit në Borussia Dortmund nga Real Madridi, Achraf Hakimi, i cili i kishte shënuar dy gola kundër zikaltërve këtë sezon në Evropë.

Achraf Hakimi e ka gjetur formën e tij më të mirë gjatë këtij sezoni, që po e kalon i huazuar në Dortmund. Ai ka arritur ta shfaqë talentin e tij edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, me katër gola të shënuara në tetë ndeshjet e zhvilluara në këtë garë prestigjioze.

Gazeta italiane Gazzetta dello Sport raporton se paraqitjet e mbrojtësit të krahut të djathtë kanë ngjallur interesim edhe te gjiganti italian, Inter, për t’i nisur negociatat me Los Blancos.

Megjithatë, për marokenin thuhet se është interesuar edhe Juventusit, të cilit i janë kërkuar 50 milionë euro nga Real Madridi, pasi Hakimi ka kontribuar me tri gola dhe dhjetë asiste në 26 ndeshjet e tij në Bundesliga me Dortmundin.

Zikaltrit ëndërrojnë ta transferojnë futbollin në San Siro, mirëpo gazeta italiane paralajmëron se ky synim mund të jetë shumë i komplikuar për t’u arritur gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, Interi e sheh Hakimin si zëvendësuesin e përsosur për nigerianin Victor Moses, i cili pritet të largohet nga Interi kur t’i përfundojë huazimi këtë sezon, pasi që Interi s’dëshiron t’i paguajë 12 milionë eurot për blerjen e tij, siç ishte pajtuar me Chelsean në janar. 

(Kosova Sot Online)