Juve e refuzoi ofertën e majme të Barçës pë De Ligtin

  • 19 May 2020 - 16:10
 Juve e refuzoi ofertën e majme të Barçës pë De Ligtin

“Bianconeri” nuk janë të interesuar ta shesin mbrojtësin holandez dhe e kanë refuzuar një ofertë të majme

Juventusi është i vendosur për ta mbajtur në ekip sa më gjatë të jetë e mundur Matthijs De Ligtin.

Qendërmbrojtësin holandez qe një kohë e kërkon Barcelona.

Mirëpo, “Bianconeri” e kanë refuzuar së fundmi një ofertë të majme të gjigantit katalunas për futbollistin e ri.

Tabloidi britanik “Daily Mail” shkruan se kampioni aktual spanjoll i ka ofruar 73 milionë euro për ish-futbollistin e Ajaxit.

Sidoqoftë, Juve ka dhënë përgjigje negative pasi e sheh përfaqësuesin holandez si të ardhme të ndritshme në mbrojtjen e saj.

(Kosova Sot Online)