Lautaro Martinez është gjithnjë e më afër transferimit në Barcelonë

  • 19 May 2020 - 16:28
Lautaro Martinez është gjithnjë e më afër transferimit në Barcelonë

Gjiganti katalunas shpreson ta kompletojë transferimin e sulmuesit argjentinas në fillim të muajit qershor

Lautaro Martinez është gjithnjë e më afër transferimit në Barcelonë.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se gjiganti katalunas synon ta kompletojë transferimin e sulmuesit argjentinas në fillim të muajit qershor.

Kampioni aktual spanjoll e sheh 22 vjeçarin si psardhës ideal të Luis Suarezit, i cili po shkon drejt fundit të eksperiencës katalunase.

Martinez vlerësohet 111 milionë euro nga Interi, ndërsa Barça synon t’i ofrojë dy lojtarë dhe para, në këmbim të tij.

(Kosova Sot Online)