“Man Utd duhet ta transferojë Sanchon”

  • 19 May 2020 - 16:55
 “Man Utd duhet ta transferojë Sanchon”

Ish-futbollisti anglez, Rio Ferdinand i ka këshilluar “Djajtë e Kuq” ta marrin talentin e Borussia Dortmundit dhe t’ia japin atij numrin 7.

Manchester United duhet ta transferojë sa më shpejtë Jadon Sanchon dhe t’ia japë atij numrin 7.

Kjo është këshilla që ua ka dhënë “Djajve të Kuq” ish-futbollisti anglez, Rio Ferdinand.

Gjithashtu, ish-qendërmbrojtësi anglez mendon se skuadra e Ole Gunnar Solskjaer duhet të përforcohet edhe me mbrojtësin Kalidou Koulibaly dhe mesfushorin Saul Niguez.

Gjiganti anglez pritet të jetë mjaft aktiv në afatin kalimtar të verës.

Klubi nga “Old Traffordi” po planifikon të bëjë revolucion në ekip për t’ju rikthyer trofeve.

Dhe, Ferdinand beson se ylli i Borussia Dortmundit do të ishte blerja e parë e madhe dhe përforcimi për të cilin ka nevojë klubi anglez.

(Kosova Sot Online)