Man Unitedi s’i kthen lojtarët e huazuar

  • 20 May 2020 - 08:58
Man Unitedi s’i kthen lojtarët e huazuar

Manchester Unitedi do t’i lejojë lojtarët e huazuar në klube të tjera ta përmbyllin sezonin 2019/20 me klubet e tyre aktuale, sipas ESPN.

E ardhmja e shumë lojtarëve të Manchester Unitedit është vënë në dyshim gjatë javëve të fundit. Lojtarët që janë të huazuar për këtë sezon kanë kontratë me klubet aktuale vetëm deri në qershor.

Megjithatë, pasi që ligat vendore nuk kanë zhvilluar ndeshje që nga marsi, lojtarët do të duhet të luajnë përtej qershorit kur të rinisin kampionatet.

Djajtë e Kuq mund ta kishin shfrytëzuar këtë mundësi për të kthyer lojtarë në skuadër që të jenë më të fortë për rinisjen e sezonit. Megjithatë, ata kanë vendosur që lojtarët e tyre të huazuar ta mbyllin këtë sezon me klubet e tyre aktuale.

Në mesin e lojtarëve të huazuar nga Manchester Unitedi aktualisht janë Alexis Sanchez në Inter, Chris Smalling në Romë dhe Dean Henderson në Sheffield United.

(Kosova Sot Online )