Gjigantet angleze interesohen për yllin e Leverkusenit

  • 20 May 2020 - 09:34
Gjigantet angleze interesohen për yllin e Leverkusenit

Kai Havertz ka ngjallur interesim te tri gjigante evropiane, pasi që klubi i tij Bayer Leverkusen është i gatshëm ta shesë futbollistin këtë verë.

Liverpooli, Chelsea dhe Manchester Unitedi e kanë bërë të qartë se duan ta blejnë mesfushorin e talentuar gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, këto klube do të duhet të shpenzojnë shumë për t’i siguruar shërbimet e Havertz, pasi që ai vlerësohet me afro 100 milionë euro nga klubi i tij.

Havertz ka ngjallur interesim edhe te Bayern Munichu, që kishte qenë klubi i parë i madh i interesuar për të. Por, përkundër që Bayerni ka qenë duke e mbikëqyrur që një kohë më të gjatë, transferimi në Premierligë është po aq i mundur.

Kontrata aktuale e 20-vjeçarit me Leverkusenit është e vlefshme deri në vitin 2022. Klubi gjerman e di se do të fitojë më shumë para nëse e sheh atë këtë verë, për këtë arsye është i gatshëm ta hedhë në treg.

Shkaku i çmimit të tij, Havertz besohet se ka më së shumti gjasa të transferohet në Manchester United. Djajtë e Kuq kanë dërguar skautë në disa ndeshje të tij deri më tani, njëjtë si rivalet e tjera të Premierligës.

(Kosova Sot Online )