Juventusi e refuzon Vidalin

  • 20 May 2020 - 17:39
 Juventusi e refuzon Vidalin

Juventusi e ka hedhur poshtë mundësinë për ta kthyer Arturo Vidalin në klub, pasi Barcelona ia ka ofruar atë në një marrëveshje shkëmbimi për Miralem Pjanic.

Sipas Calciomercato.com, Barça ia ka ofruar Vidalin Juves në një përpjekje tjetër për ta bindur gjigantin italian të pranojë marrëveshje shkëmbimi për Pjanic.

Megjithatë, bardhezinjtë e kanë hedhur poshtë mundësinë për një marrëveshje të tillë, duke ia lënë Interit rrugën e hapur për ta marrë mesfushorin kilian në San Siro.

32-vjeçari i gëzoi katër vjet shumë të suksesshëm në Torino nga viti 2011 deri më 2015, duke i fituar katër tituj në Serie A dhe duke e arritur finalen e Ligës së Kampionëve një herë.

Juve e ka refuzuar edhe Ivan Rakiticin, sepse do të pranonte ta lejojë largimin e Pjanicit vetëm për Arthur Melon.

Por Melo nuk dëshiron të largohet nga Barça.

(Kosova Sot Online)