Klubi nga MLS-ja e refuzon yllin uellsian Gareth Bale

  • 20 May 2020 - 19:46
 Klubi nga MLS-ja e refuzon yllin uellsian Gareth Bale

Real Madridi ia ka ofruar yllin e vet, Gareth Bale, një klubi unanim nga MLS-ja, por ky i fundit e ka hedhur poshtë mundësinë për ta transferuar uellsianin për shkak të pagës shumë të lartë që e kërkon ai.

Bale, të cilit i mbaron kontrata me Realin në vitin 2022, është lënë jashtë planeve nga trajneri Zinedine Zidane këtë sezon.

Por duket se Bale nuk po arrin ta gjejë një rrugëdalje nga Santiago Bernabeu.

The Athletic raporton se Bale iu ofruar një klubi nga Konferenca Lindorë e ligës elitare amerikane, por klubi i paemëruar në publik ka thënë se nuk mund t’i përballojë kërkesat e tij për pagë.

Ky lajm vjen vetëm një muaj pasi vetë Bale e pranoi se do t’i pëlqente të luante në MLS.

(Kosova Sot Online)