Barça e vendos çmimin e Umtitit

  • 21 May 2020 - 17:06
 Barça e vendos çmimin e Umtitit

Gjiganti katalunas i kërkon 30 milionë euro për qendërmbrojtësin francez, i cili pëlqehet nga klubet angleze dhe ato italiane

Barcelona është e gatshme ta shesë Samuel Umtitin.

E përditshmja spanjolle “Sport” raporton se gjiganti katalunas i kërkon 30 milionë euro për qendërmbrojtësin francez.

26 vjeçari pëlqehet nga klubet e Premierligës.

Kampioni i botës me Francën mund të përfundojë në Manchester United.

Por, nuk përjashtohet mundësia që Umtiti të transferohet edhe në Serie A.

Kampioni aktual spanjoll ndërkohë po mundohet ta përdorë futbollistin si pjesë të shkëmbimit me ndonjë klub për lojtarët që synon t’i transferojë.

(Kosova Sot Online)