“Mbappe është ndryshe, ai do të arrijë shumë në futboll”

  • 22 May 2020 - 07:53
“Mbappe është ndryshe, ai do të arrijë shumë në futboll”

Silva beson se Mbappe do të prek majën në futboll, ashtu siç kanë bërë Messi dhe Ronaldo

Anësori i Manchester City, Bernardo Silva, në një intervistë për AS, ka kujtuar gjeneratën e artë sa ishte te Moanco, me të cilën skuadër arritën deri në gjysmëfinale të UEFA Champions League në vitin 2017.

Silva foli veçanërisht për Kylian Mbappen, për të cilin s’ka asnjë dyshim se është i veçantë dhe do të arrijë shumë në futboll.

“Mbappé mbërriti në sezonin tim të fundit në Monako, por kishte shumë lojtarë të shkëlqyeshëm kur unë arrita: Berbatov, Martial, Moutinho, Kondogbia, Fabinho, Kurzaëa, Ricardo Caravalho … Dhe në sezonin e fundit kam luajtur me Lemar, Fabinho, Mendy, Bakayoko, Sidibé , Falcao dhe Mbappe, veçanërisht në gjashtë muajt e fundit që ishte impresionues kur ai (Mbappe) filloi të luante më shumë. Ai është një lojtar tjetër, të gjithë njerëzit e dinë këtë dhe Mbappe do të bëjë gjëra shumë të veçanta në futboll”, deklaroi Silva.

(Kosova Sot Online )