Rivaldo: Haalandi mund ta arrijë nivelin e Ronaldos

  • 22 May 2020 - 08:18
Rivaldo: Haalandi mund ta arrijë nivelin e Ronaldos

Ish-ylli i Barcelonës, Rivaldo, beson se Erling Haaland e ka të shkruar të jetë pjesë e një transferimi të madh dhe beson se ai mund të shkëlqejë edhe më shumë në La Liga, përderisa vazhdojnë spekulimet për interesimin e Real Madridit për yllin e Borussia Dortmundit.

Erling Haaland iu bashkua Dortmundit nga Salzburgu gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo 19-vjeçari ka qenë tashmë i spekuluar për një transferim te gjiganti i La Ligës, Real Madrid.

Sulmuesi norvegjez i ka shënuar dhjetë gola në Bundesligë në vetëm nëntë paraqitje, ndërsa i ka shënuar 13 gjithsej në të gjitha garat për Dortmundit.

Ish-ylli i Barcelonës, Rivaldo, e ka përkrahur Haalandin për t’u bërë ylli i La Ligës në të ardhmen dhe beson se norvegjezi i ka të gjithë cilësitë për ta arritur nivelin e legjendës braziliane Ronaldo.

“Ai veçse është një futbollist i mrekullueshëm, por, si 19-vjeçar, ai mund të bëhet edhe më i mirë në të ardhmen dhe mund të bëhet njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë”, shkroi Rivaldo për BetFair.

“Ai ka shumë personalitet, luan pa frikë dhe duket shumë i qetë në fushën e lojës, kështu që është futbollist i klasit botëror që ende ka shumë për të mësuar dhe është normale që kaq shumë klube janë duke e ndjekur”.

“Disa njerëz janë duke e krahasuar tashmë stilin e lojës së Haalandit me atë të Ronaldo Nazarios. Mund të kenë me të vërtetë ngjashmëri, pasi që Haalandi është i shpejtë, shënon shumë dhe nuk frikësohet. Por, është herët të mendojmë se ai do të jetë pasardhësi i Ronaldos”.

“Ronaldo i fitoi dy Kupa të Botës dhe mori pjesë në katër. Ai shkëlqeu në gjithë botën me vrapimet dhe golat e tij, kështu që ne duhet të shohim nëse Haalandi mund ta arrijë nivelin e Ronaldos. Por, Haaland duket se i ka cilësitë që të paktën t’i bashkohet bashkëlojtarin tim brilant”

(Kosova Sot Online )