Barça – Ter Stegen, afër marrëveshja

  • 22 May 2020 - 16:15
Barça – Ter Stegen, afër marrëveshja

Gjiganti katalunas dhe portieri gjerman pritet ta vazhdojnë bashkëpunimin afatgjatë, me gjasë deri në vitin 2025

Barcelona dhe Marc Andre ter Stegen janë afër arritjes së marrëveshjes për vazhdimin e kontratës.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”.

Palët janë duke biseduar qe një kohë për kontratën e re.

Dhe, duket se klubi spanjoll dhe portieri gjerman tashmë e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Me këtë rast, Ter Stegen pritet ta nënshkruajë kontratën e re me klubin nga “Camp Nou” deri në vitin 2025.

Me këtë rast do të hiqen të gjitha dilemat rreth së ardhmes së 28 vjeçarit.

Kohëve të fundit flitej për një interesim të Bayern Munichut për shërbimet e përfaqësuesit gjerman.

Ter Stegen ka shfaqur siguri në portën e Barcelonës në sezonet e fundit. 

(Kosova Sot Online)