Ancelotti: Zidane më ndryshoi

  • 22 maj 2020 - 21:08
 Ancelotti: Zidane më ndryshoi

Carlo Ancelotti ka treguar se si Zinedine Zidane ka ndikuar që italiani të ndryshojë idenë për futbollin.

Ancelotti menaxhoi Juventusin mes viteve 1999 dhe 200 me pak sukses, i cili më pas te Milani fitoi 2 trofe të UEFA Champions League.

Ancelotti tregoi se sa shumë e ndihmoi atë Zidane si lojtar, që dikur ishte asistent i tij dhe më pas zëvendësues te Reali me të cilin Madridi ka fituar mbi 10 trofe.

“Me Zidanin, u mundova të ndryshoi sistemin e lojës”, tha trajneri i Evertonit për ky Sports.

“Zidane është lojtari i parë që më dha mundësi për të ndryshuar sistemin dhe të luaj në një mënyrë tjetër”.

“Kështu kur kisha Zidanin, në vitin e parë te Juventusi, luajta me sistemin 3-4-1-2, me [Alessandro] Del Piero dhe [Filippo] Inzaghi në sulm dhe Zidanen pak prapa tyre”.

“Vitin e dytë, luajta me katër mbrojtës, por mbajta dy sulmues përpara dhe me Zidanen si numër 10”.

“Zidane më ndryshoi idenë për futbollin, isha i fokusuar në 4-4-2, por e ndryshova pasi në skuadër kisha Zidanen, doja ta vendosja në pozicionin më të mirë që të ndihet më rehat në fushë”.

(Kosova Sot Online)