Ronaldo: “Faleminderit Gigi”

  • 23 maj 2020 - 09:12
Ronaldo: “Faleminderit Gigi”

Ronaldo ka falënderuar Luigi Simonin, nga i cili thotë se ka mësuar shumë, pasi ish trajneri i Interit ndërroi jetë të premten.

Ronaldo shijoi sezonin më të mirë në Inter nën urdhëratë e Simoni më 1997/98, duke shënuar 34 gola në të gjitha garat për ta fituar Kupën e UEFA-s.

 “Gigi Simoni nuk ishte vetëm trajner për mua”, shkroi ai në Instagram.

“Nëse mendoj për të sot, mendoj për atë si një njeri të mençur dhe të mirë, i cili nuk të detyrojë të bësh gjëra. Përkundrazi, ai ju shpjegonte pse ato gjëra ishin të rëndësishme”.

“E kujtoj atë me atë buzëqeshje, zërin e tij të qetë, këshillat e tij të çmuara. Ne mund dhe duhet të kishim fituar më shumë, por fituam së bashku, gjë që ai na predikonte gjithmonë”.

“Faleminderit, më mësove më shumë sesa mund ta imagjinoni”, shkroi Ronaldo mes tjerash nw rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online )