“Virusi më ka bërë më të fortë”

  • 23 May 2020 - 09:15
“Virusi më ka bërë më të fortë”

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, ka folur për muajin e tij të çuditshëm, pasi ishte ndër të parët futbollist që u infektua me COVID-19.

Ai doli pozitiv në mars, por tashmë ka lënë prapa virusin që po merr jetë njerëzish nëpër botë.

Ai ka thënë se tejkalimi Ii asaj situate e ka bërë më të fortë.

“Jam mirë. Kam kaluar një muaj të çuditshëm, por gjëja më e rëndësishme është se gjithçka kaloi mirë dhe e konsideroj veten me fat”, tha Rugani për Sky Sport Italia.

“Gjithçka filloi dhe frika u rrit shumë me dëgjimin e lajmeve. Kisha frikë se mos do t’ia transmetoja sëmundjen partneres sime, e cila është shtatzënë”.

“Për t’u siguruar, vendosa të shkoj menjëherë në izolim në Continassa dhe ishte gjëja më e mirë dhe e duhur për të gjithë; më duhet të falënderoj mjekët për profesionalizmin dhe aftësinë e tyre për të na ndihmuar”.

“Sigurisht, se kalimi i kësaj situate mua dhe partneres sime na ka dhënë më shumë forcë dhe energji positive”, shtoi ai mes tjerash.

(Kosova Sot Online )