Higuain: Të pensionohem në River Plate? Do të mendoj

  • 23 May 2020 - 09:22
Higuain: Të pensionohem në River Plate? Do të mendoj

Gonzalo Higuain nuk është i sigurt nëse do të largohet nga Juventusi për River Platen, edhe pse sulmuesi do të dëshironte të pensionohej në klubin e fëmijërisë.

Higuain është lidhur me një largim nga Zonja e Vjetër dhe me një rikthim në Argjentinë.

32 vjecari gjithashtu kërkohet edhe nga disa klube në MLS, vecanërisht nga D.C. United.

“River më dha gjithcka, duke më lënë të shkoja edhe në Real Madrid, por tani nuk e di se cfarë do të ndodhë. Mendjen e kam këtu në Torino”, u shpreh Higuain.

“Do të mendoj për pensionimin e mundshëm te River Plate”.

Higuain po shijon etapën e dytë në Juve, pasi për një sezon u largua fillimisht për Milanin, e më pas disa muaj luajti edhe në Premierligë te Chelsea.

(Kosova Sot Online )