Bundesliga sërish në aksion, sot zhvillohen disa super ndeshje

  • 23 May 2020 - 09:34
Bundesliga sërish në aksion, sot zhvillohen disa super ndeshje

Milot Rashica dhe Kalus Gjasula sërish do të jenë në aksion me skuadrat e tyre në Bundesligë.

Në javën e dytë pas rikthimit për shkak të COVID, apo ndryshe në xhiron e 27 të Bundesligs, Werderi i Milot Rashicës do të ketë punë me Freiburgun.

Pas humbjes javën e kaluar, Rashica me shokë do të kërkojnë vetëm fitoren sonte në ndeshjen që do të zhvillohet nga ora 15:30, në mënyrë që të luftojnë për të mos rënë në Bundesliga 2.

Në anën tjetër, Paderborni i Kalus Gjasulës të Kombëtares shqiptare, do të ketë punë në shtëpi me Hoffenheimin.

Sot në aksion do të jenë edhe Dortmundi, që luan në udhëtim te Ëolsburgu dhe Bayern Munich në “Allianz Arena” kundër Eintracht Frankfurt, sfidë që do të zhvillohet nga ora 18:30.

Image

(Kosova Sot Online )