Tashmë edhe zyrtarisht i është dhënë drita e gjelbër La Ligës që të rinis garën më 8 qershor

  • 23 May 2020 - 15:15
Tashmë edhe zyrtarisht i është dhënë drita e gjelbër La Ligës që të rinis garën më 8 qershor

Zyrtare: La Liga rikthehet nga 8 qershori

Tashmë edhe zyrtarisht i është dhënë drita e gjelbër La Ligës që të rinis garën.

Kryeministri Ii Spanjës, Pedro Sánchez, zyrtarisht ka bërë të ditur se nga 8 qershori, ditë e hëne, La Liga mundet kurdo të rinisë sezonin e mbetur në gjysmë.

Kjo do të thotë se La Liga mund të vendosë të luajë një xhiro pikërisht me 8 qershor, ose të presë deri në vikend, ckado të thotë se ndeshja e parë e rinisjes së sezonit mund të jetë 12 qershor, ditë e premte.

Image

(Kosova Sot Online)