Urimet e yjeve të Kosovës për Fitër Bajram

  • 24 May 2020 - 12:19
Urimet e yjeve të Kosovës për Fitër Bajram

Yjet e ekipit kombëtar të Kosovës i kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, e cila shënon përfundimit e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët islamë agjërojnë duke iu përkushtuar Zoti të tyre.

Muaji i shenjtë i Ramazanit përfundoi të shtunën pas 30 ditëve agjërimi për të gjithë myslimanët në mbarë botën.

Por festimet e këtij Bajrami nuk do të jetë si më parë, për shkak të pandemisë koronavirus.

Besimtarët nuk kanë mundur ta falnin Bajramit në xhami dhe nuk do të jenë në gjendje të kryejnë vizita tek te afërmit dhe familjarët e ngushtë siç e do tradita, për shkak të ndalesave dhe masave për mbrojtje nga Covid-19.

Yjet e Kombëtares së Kosovës, disa prej të cilëve janë besimtarë të devotshëm të islamit, kanë uruar për Fitër Bajramin.

Në mesin e tyre edhe Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i djathtë i Standard Liege, i cili e ka agjëruar Ramazanin.

Në një postim në Instagram, Vojvoda e postoi një video te veten ku shihet duke bërë namaz, me mbishkrimin: “Urime Festa e Bajramit te gjithve. Ishallah zoti na e ka pranu Ramazanin”.

(Kosova Sot Online)