Juventusi s’i kërkon më shumë se 18 milionë euro për Higuainin

  • 25 maj 2020 - 08:55
Juventusi s’i kërkon më shumë se 18 milionë euro për Higuainin

Juventusi ia ka vendosur një çmim prej 18 milionë euro Gonzalo Higuainit, i cili po kërkohet nga River Plate dhe klube të ndryshme në Angli.

Higuain dhe River Plate kanë folur zëshëm për admirimin që e kanë për njëri-tjetrin gjatë karantinës së shkaktuar nga koronavirusi, por klubi argjentinas do të përballet me konkurrencë nga Newcastle United dhe Wolves.

Sipas mediave italiane, Juventusi është i gatshëm ta shesë sulmuesin këtë verë, por jo për më pak se 18 milionë euro.

Bardhezinjtë i paguan 90 milionë euro për ta blerë argjentinasit nga Napoli në vitin 2016, dhe ai ua ka shpaguar atyre me 63 gola në 139 ndeshje, tetë prej të cilave i shënoi gjatë këtij sezoni.

Ai mund të largohet nga Juve pa asnjë qindarkë në qershor të vitit 2021, sepse atëherë do t’i mbarojë kontrata.

(Kosova Sot Online )