“Ma theu hundën” – Giggs thotë se Zanetti ishte kundërshtari i tij më i fortë

  • 25 May 2020 - 10:28
“Ma theu hundën” – Giggs thotë se Zanetti ishte kundërshtari i tij më i fortë

Ryan Giggs thotë se legjenda e Interit, Javier Zanetti, ka qenë kundërshtari më i fortë me të cilin është përballur gjatë karrierës së vet si futbollist. Legjenda e Manchester Unitedit madje zbulon se Zanetti ia kishte thyer hundën gjatë takimit çerekfinal në Ligën e Kampionëve në vitin 1999.

Giggs, tani trajner i Uellsit dhe Zanetti, zëvendëspresidenti në Interit, janë takuar vetëm katër herë gjatë karrierave të veta, por ky i fundit i ka lënë mbresa të paharrueshme të parit qysh pas takimit të parë mes vete gjatë sezonit kur Unitedi e fitoi tripletën.

Duke folur për MUTV, Giggs tha: “Futbollisti më i fortë kundër të cilit kam luajtur ishte (Javier) Zanetti i Interit”.

“Ai vraponte tërë ditën dhe luante edhe si mesfushor, prandaj ishte i patrazuar me topin. Ai ishte në gjendje të mbrohej, ishte i fortë dhe në fakt, ma theu hundën gjatë ndeshjes çerekfinale kundër tyre. Ai i kishte të gjitha si mbrojtës”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)