Allegri i ka rimbushur bateritë, i gatshëm të rikthehet

  • 25 May 2020 - 11:38
Allegri i ka rimbushur bateritë, i gatshëm të rikthehet

Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Massimiliano Allegri, duhet i gatshëm për t’u rikthyer në futboll, pas një viti pa punë. Ai është synim i Paris Saint-Germainit, sipas mediave italiane.

Trajneri italian i ka rimbushur bateritë gjatë vitit të fundit dhe, sipas Gazzetta dello Sport, po e pret mundësinë më të mirë për t’u rikthyer.

Ai do ta parapëlqente një punë në Itali, për shkak të familjes, por do ta ketë të vështirë ta gjejë një të tillë që ia përmbush pritjet në Serie A, sipas gazetës italiane.

Në javët e fundit është përfolur se ai mund të emërohet trajner i Manchester Unitedit në Premierligë.

Por sipas La Stampa, Allegri mund ta zëvendësojë Thomas Tuchel në stolin e PSG-së, pasi thuhet se drejtori sportiv i parisienëve, Leonardo, e ka kontraktuar 52-vjeçarin tashmë.

(Kosova Sot Online)