Gotze pranon ulje page për t’iu bashkuar Milanit

  • 25 May 2020 - 12:31
Gotze pranon ulje page për t’iu bashkuar Milanit

Milani është duke e përgatitur një ofertë për ta transferuar Mario Gotzen, i cili do të largohet nga Borussia Dortmundi këtë verë.

Dortmundi konfirmoi së fundmi se nuk do t’ia vazhdojë kontratën yllit gjerman dhe atij do t’i duhet ta nisë një kapitull të ri tani.

Gotze u kthye në Dortmund në vitin 2016, pas një qëndrimi trevjeçar në Bayern Munich.

Fituesi i Kupës së Botës është i dëshiruar në San Siro, por Milani nuk është në gjendje t’ia ofrojë atij pagën aktuale që e merr në Dortmund, 8 milionë euro.

Sipas Calciomercato.com, Gotze pritet ta pranojë një ulje page në Milan sepse kudo që do të shkonte do të detyrohej të merrte pagë më të vogël sesa në Dortmund.

Paga e tij në Milan nuk do të ishte më e madhe në 3.5 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)