Lëndohet Ibrahimovic, mund të mungojë deri në dy muaj

  • 25 May 2020 - 15:55
Lëndohet Ibrahimovic, mund të mungojë deri në dy muaj

Zlatan Ibrahimovic është lënduar gjatë stërvitjeve me Milanin të hënën, dhe sipas mediave italiane, sulmuesi suedez rrezikon të mungojë gjatë.

Vetëm pak ditë pasi skuadra kuqezi kishte nisur stërvitjet në grup, Zlatan është ndalur për shkak të një dëmtimi.

Suedezi ka ndjerë dhimbjen në pulpën e këmbës në fund të ndeshjes që u zhvillua në stërvitjen e Milanit.

Nëse do të bëhet fjalë për një tërheqje në pulpë atëherë Ibra mund të qëndrojë jashtë për 30 deri në 45 ditë.

Gjatë ditës së martë suedezi do t’u nënshtrohet disa analizave të cilat do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit.

(Kosova Sot Online)