Futbolli kinez në krizë financiare, pezullohen 11 klube, arsyeja pagat e papaguara!

  • 25 May 2020 - 17:39
Futbolli kinez në krizë financiare, pezullohen 11 klube, arsyeja pagat e papaguara!

Futbolli kinez është në krizë të madhe financiare.

Rrogat faraonike që ofroheshin deri para shpërthimit të koronavirusit, tundonin lojtarë të ndryshëm të provonin aventurën kineze.

Pandemia ka ndikuar për keq në shëndetin e njerëzve, humbjen e shumë jetëve dhe situatën financiare.

Shumë klube kineze janë tronditur ekonomikisht dhe kanë hasur vështirë për të paguar rrogat e futbollistëve.

Shoqata e Futbollit Kinez, nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka marrë masa të ashpra.

Plot 11 klube (katër të divizionit të dytë dhe shtatë të divizionit të tretë) janë pezulluar nga kampionati.

Pesë klube të tjera kanë deklaruar falimentimin, mes të cilave edhe Tianjin Tianhai.

Në këtë mënyrë shumë futbollistë jo vetëm që nuk do të paguhen më, por kanë mbetur edhe të papunë.

(Kosova Sot Online)