Bayerni humb Thiagon, mungon kundër Dortmundit

  • 25 May 2020 - 17:42
Bayerni humb Thiagon, mungon kundër Dortmundit

Bayerni do të jetë pa Thiagon nesër kundër Dortmundit

Bayern Munich nuk mund të llogarisë në Thiagon për klasiken në futbollin gjerman të martën kundër Borussia Dortmund.

Spanjolli humbi edhe duelin kundër Eintracht Frankfurt ku Bayerni fitoi (5-2) për probleme në ije.

Hansi Flick, trajneri i bavarezëve, tani ka treguar se ishi i Barcelonës s’mund të stërvitet sot me ekipin cka do të thotë se do të mbetet jashtë për ndeshjen e nesërme me Dortmundin.


(Kosova Sot Online)