Futbollisti i Kombëtares, dashuri dhe puthje me maska në kohën e pandemisë

  • 25 May 2020 - 18:32
Futbollisti i Kombëtares, dashuri dhe puthje me maska në kohën e pandemisë

Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti i shpreh dashurinë partneres së tij, ndonëse nuk jemi në një situatë të zakonshme.

Në një foto të postuar në rrjetet sociale, shihet Gjimshiti teksa shkëmben puthje me partneren e tij, ndonëse respekton të gjitha rregullat e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në foto shihet mbrojtësi i cili po shkëlqen me Atalantën në Itali, teksa shkëmben puthje me të dashurën, ndërsa të dy mbajnë të vendosur maskat e tyre.

Diçka e veçantë kjo, ndërkohë që kujtojmë se vetëm pak kohë më parë partnerja e lojtarit vendosi të krijojë maska falas, për të përballuar situatën e vështirë të krijuar.


(Kosova Sot Online)